Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas për më shumë se 7 orësh takim “kokë më kokë” me zv.kryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë.

Takimi nisi rreth orës 12:15, pas vendimit të GJKKO-s e cila pezulloi nga detyra Ballukun pas akuzave për korrupsion ndaj saj, për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe tenderin e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Nuk dihet nëse Rama ka shkarkuar Ballukun, apo nëse kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen për postet në qeveri.


Shtuar 20.11.2025 20:02

Tags: ,