Pas pesë muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë këtë javë, do t’i kthehet normalitetit. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, sot deputetët e opozitës do të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Pas dakordësisë, në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit.
Zbardhen dy draftet për komisionet që do të votohen sot në parlament, ku janë përcaktuar dhe 15 anëtarët, 6 të Rithemelimit dhe 8 të PS.
Afati për komisionet hetimore do ketë 4 muaj.
Në rendin e ditës, janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike, apo ndryshimet në ligjin e Gardës.