Pas tre ditëve bllokadë në pikën doganore në Qafë Thanë nga protesta e shoferëve të maqedonas, nga ora 20:00 të mbrëmjes, do të nisë lëvizja e kamionëve dhe zhbllokimi i pikës kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se protesta e nisur që prej datës 26.01.2026, nga shoferët e kamionëve, do të pezullohet sot më datë 29.01.2026 dhe në orën 20.00, në të gjitha pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut, do të fillojë qarkullimi normal i kamionëve.”
Protesta ishte e organizuar nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve në 10 pika kufitare, në kundërshtim të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen.
Pas ksaj bllokade, Komisioni Evropian bëri me dije se për shoferët do të lëshohen viza ndërsa Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se Brukseli ka pranuar kërkesat dhe do të sjellë një strategji të re për shoferët.
