Partnerja e tij feston ditëlindjen, Ardit Gjebrea bëhet romantik në mesnatë (FOTO LAJM)

Anila Gjebrea, partnerja e Ardit Gjebreas edhe pse ka zgjedhur të jetë larg kamervae dhe jetës televizive është bërë detyrishimit pjesë e saj.
Së fundi arsyeja është dita e saj e lindjes.

Urimi ne mesnatë ka ardhur nga bashkëshorti i saj, Arditi.

“Çfarëdo dhurate të të bëj sot, nuk do të jetë kurrë më e bekuar se dhurata që më ka bërë kjo ditë, duke të sjellë ty në jetë – për mua, Jonin dhe Annën.Happy Birthday! @anilagjebrea Love you!”, ka shkruar ai në një foto krah partneres.

Urimet nuk kanë munguar as nga dy fëmijët e saj, Anna dhe Joni ku nëpërmjet fjalëve shprehin të gjithë mirnjohjen dhe dashurinë për nënën e tyre./albeu.com/


Shtuar 2.02.2022 09:34