Teksa nuk na ndajnë shumë dite nga 9 nëntori, datë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, zbulohet emri i kandidatit të PS-së me të cilën do të përfaqësohet në bashkinë e Matit.
Raportohet se PS duket se ia ka besuar garën për këtë bashki, Altin Bojnit, drejtor i Shëndetit Publik dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.
Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat, strukturat drejtuese analizuan rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe hodhën hapat e parë drejt organizimit për zgjedhjet e reja lokale të 9 nëntorit 2025, ku zyrtarizuan dhe kandidatin e tyre.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se sot pritet që opozita të zyrtarizojë kandidaturën e saj, ndërsa përflitet dhe një opsion për mbështetje të një kandidati të pavarur.