Ilir Meta ka sqaruar se pse iu ndryshua emri Lëvizjes Socialiste për Integrim në “Partia e Lirisë”.
Në një konferencë për mediat kryetari Meta tha se kjo gjë u bë pasi shoqëria ka nevojë për aromë lirie. Mes të tjerash ai tha se nuk ka pasur kontestime.
“Ajo konventë mori ato vendime në mënyrën më transparente. Nëse nuk janë dakord, e pranojnë referendumin dhe brenda forcës politikës. Se kemi vetëm në nivel kombëtar. Në çdo koment janë të lutur të kundërshtojnë. Të jeni të sigurt që jo vetëm e pranuan, por është një emër i gjithë pranuar në shoqëri, pasi ka nevojë për aromë lirie. Gjithë kjo shtypje, kjo përmbysje ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe në vështirësi ekonomike, kjo arrogancë tallëse, polarizim dhe patronazhim për të kontrolluar mendimet dhe idetë, s’ka, është shtypje që ka reagimin e vetë. ‘Partia e Lirisë” po vjen si një reagim ndaj kësaj shtypje të pabesë. Erdhën me premtime të tjera, po bëjnë krejt të kundërtën.”, tha Meta./albeu.com