Partia Demokratike tryezë pune për 7 Marsin/ Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin, sistemi arsimor në krizë nga shkenco-fobia

Këtë të shtunë, Partia Demokratike, zhvilloi një tryezë pune me ekspertë e pedagogë sa i përket 7 Marsit.
Kryedemokrati Sali Berisha, ka uruar mësuesit e pedagogët ndërsa e ka quajtur misionin e tyre si përcaktues për kombin.

Ai u shpreh se sistemi arsimor ndodhet tashmë në një krizë të jashtëzakonshme, ndërsa përmendi edhe rezultatet në PISA.

Tu përcjellim urimet e përzemërta mësuesve, pedagogëve, mësuesve të sistemit parashkollor, në këtë ditë që mbarë kombi nderon mësuesin si misionar.

Misioni juaj është i një rëndësie përcaktuese më shumë se çdo tjetër për të ardhmen e kombit.

Vijmë sot në këtë ditë në kushtet e një krize të jashtëzakonshme të një sistemit arsimor, të një rrokullisje të sistemit shumë më të madhe se ajo që shohim në urat e rrugët e ndërtuara nga kjo qeveri.

S’mund të ketë akt më anti kombëtar se të bllokosh me urdhër doktoraturat. 46 vite më parë jo doktoraturat e kolegëve të mi, por të studentëve të mi, tezat e studentëve të mi, i kam paraqitur në kongreset më të rëndësishme ndërkombëtare. Jam i sigurt edhe pedagogë të tjerë. Erdhi një frymë e pa imagjinueshme, shkenco-fobia, tha ai.


Shtuar 7.03.2026 12:48