Partia Demokratike nuk ndalet, kërkon nga KAS përsëritjen e zgjedhjeve në Berat, Durrës, Elbasan e Vlorë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë nesër, ditë e martë kërkesat e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për rrëzimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit dhe përsëritjen e tyre.

Koalicioni opozitar i është drejtuar KAS me kërkesë për zgjidhjen e pasojavë dhe urdhërimin e përsëritjes së zgjedhjeve parlamentare në qarqet Berat, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Ndërkohë, këtë të hënë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për votimin brenda vendit.

Gjithashtu, KAS ka shqyrtuar dhe një kërkesë tjetër ankimore të depozituar nga koalicioni opozitar, për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër. Seanca e radhës për këtë kërkesë ankimore do të zhvillohet në datë 11.06.2025, në orën 10:30.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë publike ditën e Martë, datë 10.06.2025, me rend dite:

Ora 10:30 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 38, datë 26.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1319, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Berat.3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Berat”.

Ora 13:00 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 45, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i vendimit Nr. 1327, datë 23.05.2025, të KSHZ “Për miratimin eTabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku Durrës. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Durrës”.

Ora 15:00 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 56, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i vendimit nr. 1328, datë 24.05.2025, të KSHZ, “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku Elbasan. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsërtijen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Elbasan”.

Ora 16:00 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 39, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1316, datë 23.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Vlorë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Vlorë” dhe kërkesës ankimore nr. 43, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Shqipëria Bëhet, me objekt: “1. Kundërshtimi i vendimit nr. 1316, datë 23.05.2025 të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025. 2. Rinumërimi i votave për këtë qark”.


Shtuar 9.06.2025 17:57

Tags: ,