Në Tiranë, ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. Partia Socialiste, ka marrë 19 mandate, që do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.
Në listën e hapur deri tani, më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhe, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe.
Një vend në shtatëshen e parë, është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn.
Partia Demokratike, i rimori një mandat Partisë Mundësia. Më i votuar deri tani mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku.
Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Sa u përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet, do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.