Këtë të hënë, në kuadër të ditës së Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nderuar ish-deputetin e ndjerë Azem Hajdari.
Nga Qytet Studenti, Berisha në shenjë nderimi është përkulur para monumentit të Hajdarit, simbol i kësaj dite që solli demokracinë në vend.
Në monument janë vendosur kurora me lule, ndërkohë që sot shënon një datë simbolike, atë të 8 Dhjetorit, që është shpallur festë kombëtare.
Azem Hajdari, u vra natën e 12 shtatorit në oborrin e selisë së opozitës nga kriminelë me uniformë policie.
Monumenti i Hajdarit, është vendosur në shenjë simbolike në vendin nga ku nisi revolta kundër regjimit të diktaturës.
