Seanca e djeshme parlamentare u duk më shumë si një fushëbetejë për shkak të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës.
Mazhoranca hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me çështjen e ish-agjentit të FBI-së të arrestuar, ndërsa Berisha së bashku me deputetët demokratë bllokuan Foltoren e Kuvendit.
Për këtë arsye nga socialistët është kërkuar përjashtimi me 10 ditë nga seancat plenare për 5 deputetë të PD-së.
Përjashtim është kërkuar për Sali Berishën, Flamur Nokën, Edmond Spahon, Belind Këliçin dhe Edi Palokën.
Kërkesa i është dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla nga deputetët socialistë Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku./Albeu.com/