Parlamentaret e 11 Majit, Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet edhe pse e dinim që Rama s’është i ndershëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Flamur Noka u shpreh se Raporti paraprak i OSBE/ODIHR thekson qartë se kemi të bëjmë me kushte të pabarabarta të garës.

“E kemi thënë vazhdimisht, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike. Por kemi një rezolutë të Kuvendit Kombëtar, që bojkotin e ndalojmë.

Ne hymë në këtë proces dhe ja ku jemi sot, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, që në Shqipëri u zhvillua një farsë. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR thotë “kushte të pabarabarta të garës”. Që këtu zgjedhjet kanë rënë.

Arbitri u shndërrua në shtet elektoral. Që nga punonjësi më i thjeshtë i administratës. Partia Demokraitke, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, fiton.

Por në farsë, kurrë, në vendet ku qeveria zhvillon farsa, kjo nuk ndodh. Janë 4 rezoluta… Narkoregjimi nuk ka shumë ndjeshmëri për rezoluta apo qasje të tjera, për qeveri demokratike.

Megjithatë, rezoluta e Valencias, e Partive Popullore, vuri pikat mbi i dhe paralajmëroi që në Shqipëri, ky narkoregjim, zhvillon vetëm farsa.”- tha Noka.


Shtuar 31.05.2025 21:45

Tags: ,