Zjarri në Rrajcë të Prrenjasit vijon të jetë aktivë. Flakët kanë përfshirë edhe Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Aktualisht janë 6 vatra aktive të ndara nga njëra-tjetra dhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe rreth 20 hektarë me pyje Dushku dhe Ahu.
Stafi AdZM Elbasan dhe punonjës të zjarrfikëses të Bashkisë Prrenjas janë në terren dhe po përpiqen për të vënë nën kontroll flakët është punuar gjithë natën edhe sot ditën vazhdon puna për fikjen e tyre./albeu.com