Dhëmbët prej diamanti të banores së Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zenës, janë shndërruar sot në një nga temat më të diskutuara në shtëpinë më të famshme në vend. Shkak për këtë u bë një koment ironik i banorit Edi, i cili nuk kurseu shakatë ndaj paraqitjes së saj.
“Para për diamanta nuk kam. Shyqyr s’e ke marrë atë çantën e shtrenjtë me veti, se isha dalë prej shpisë”, u shpreh ai, duke i shkaktuar reagime të ndryshme mes banorëve.
Edhe pse edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nisi zyrtarisht vetëm të hënën, duket se dinamika brenda shtëpisë ka filluar me ritme të shpejta.
Debatet, ironitë dhe komentet e para nënkuptojnë se sezoni i ri pritet të jetë po aq i tensionuar dhe i mbushur me momente të forta sa edhe edicionet e kaluara.
Rikujtojmë se Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj ekstravagante dhe stilin unik, shpesh ka tërhequr vëmendjen me detajet luksoze që zgjedh – dhe duket se këtë herë, dhëmbët prej diamanti janë kthyer në qendër të vëmendjes që në ditët e para të lojës.
