I veshur me të njëjtat rroba dhe sërish me një pistoletë në dorë, i riu që grabiti 30 mijë lek të rinj në një dyqan celularësh të martën në rrugën “Myslym Shyri”, është shfaqur sërish në një tjetër zonë të tiranës, ku katentuar të grabisë një tjetër kompani celulare.
Por ndryshe nga një natë më parë, këtë herë ai ka hasur në rezistencën e punonjëses së fdyqaniet, dhe ka ikur duarbosh.
Në videon e siguruar nga AlbEu duket hajduti që hyn brenda dyqanit.
“Ju bëftë mirë”, u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim.
Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.
Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.
“Mos më provoko”, i thotë autori. Por punonjësja nuk heziton dhe e nxjerr nga dyqani.
Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare.
Ai ishte i veshur me të njëjtat rroba njësoj si një ditë më parë; bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë.