Parashikimi i motit 31 Maj 2025, kthjellime dhe temperatura deri në 30 gradë

Ditën e sotme, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperaturave të larta, ku vlera më të larta do të shënohen në ultësirën perëndimore.

Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur vranësira të shpeshta nëpër territor, ku në skajin Verlindor do të rrezikojnë rrebeshe shiu.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 31.05.2025 07:22