Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduara, si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Do kemi prezencë e reshjeve të shiut, që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.
Gjatë ditës hera-herës në zonën e Veriperëndimit e Jugperëndimit, reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngatashoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga Juglindje- Jugperëndim, me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë.
