Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe rritje e temperaturave/ Njihuni me parashikimin e motit, 25 Mars 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat priten të jenë më të përqëndruara përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

 


Shtuar 25.03.2026 07:19

Tags: , ,