Parashikimi i motit për sot 21 Dhjetor 2024, vijojnë temperaturat e ulëta

Vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, ku më të theksuara në skajin verior dhe Jugor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim, të sjellin largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke ri-kthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të mbeten të ulëta.

Ndërkohë, do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 21.12.2024 07:27