Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike, do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të paradites.
Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave, duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar.
Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat lindore do të jenë në formë shtrëngate.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale, në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.