Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit,13 Mars 2026

Ditën sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.

Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës, deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe Juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Pritet të ketë valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

 


Shtuar 13.03.2026 07:35

Tags: , ,