Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 14 Shkurt 2026

Gjatë ditës së sotme, vendi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesish përgjatë ultësirës perëndimore në orët e para të ditës.

Reshjet e shiut parashikohen do të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët.

Në orët e pasdites deri në mbrëmje vonë, reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Ndërsa në zonën e jugperëndimit dhe ekstremin jugor reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 24 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 4-6 ballë


Shtuar 14.02.2026 07:35