Parashikimi i motit për ditën e premte

Përshëndetje nga SHMU!

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por edhe të ftohta njëkohësisht.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -4 deri 7°C në zona e ulëta -4 deri 14°C në zona bregdetare 1 deri 14°C


Shtuar 16.12.2021 23:42

Tags: ,