Parashikimi i motit për ditën e hënë dhe në vazhdim (FOTO LAJM)

Vendi po përjeton ditë të kthjellta dhe të ngrohta në mesditë. Këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesjavë edhe pse në veri do të shfaqen reshjet e dobta të shiut. Ky qarkullim do të sjellë temperatura si në grafikun e mëposhtëm.

Gjatë ditës së enjte reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët e mesatar.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit ditën e mërkurë dhe do të favorizojë në këtë ditë valëzim të forcës 5-6 ballë. Të premten do të kthejë drejtim nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare.

Ju urojmë një javë të mbarë!

 


Shtuar 2.01.2022 23:53

Tags: ,