Parashikimi i motit për datën 4 tetor 2022

Dita e martë do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qëndrueshme.

Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

Gjatë ditës temperaturat parashikohen të luhaten nga 14 gradë Celsius deri në 28 gradë Celsius./albeu.com