Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonë së ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore duke krijuar dhe mundësi për momente të pakta me pika shiu.
Po ashtu edhe gjatë natës vonë mbetemi me kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit do të të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira kalimtare, ku më të dukshme pritet të jenë në zonat qendrore dhe veriore të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 34 grad në qytetin e Gjakovës.
Maqedonia e Veriut
Vijojnë Republika e MV të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku në orët e para të ditës do të kenë intervale të gjata me kthjellime. Por pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do ti shtoj gradualisht vranësirat në të gjithë MV, KU më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe veriore të vendit. Temperatura maksimale në orët e mesditës do të shënohet në qytetin e Shkupit me 36 grad.
Evropa
Pjesërisht Europa Qendrore dhe Ishujt Britanik do të jenë nën mbizotërimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut. Gjithashtu me vranësira të shumta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu parashikohet të jenë Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Evropa Jugore paraqitet nën ndikimin e masave ajore të qëndrueshme, të cilat sjellin dominim të kthjellimeve. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe në brigjet e Egjeut.