Parashikimi i motit për datën 1 dhjetor 2022

Për ditën e enjte moti parashikohet me vranësira të dendura dhe prej orëve të mesditës edhe intervale të shkurtra me kthjellime. Prej orëve të para pas mesnatës e deri në mesditë reshje shiu me intensitet të ulët dhe në jug përkohësisht mesatar. Në male reshje dëbore. Prej orëve të mesditës reshjet mbeten prezente kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzim në dete të forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 0 deri 7°C

në zona e ulëta 6 deri 15°C

në zona bregdetare 8 deri 15°C./albeu.com


Shtuar 30.11.2022 23:12