Ditën e sotme, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.
Më të theksuara paraqiten në zonat malore Verilindore-Juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes, do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore.
Mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre, duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.