Parashikimi i motit 9 Prill 2025/ Largohet i ftohti, rriten temperaturat

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore-Lindore, duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar.

Për rrjedhojë, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 9.04.2025 07:41