Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore të vendit, vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet e larta të vendit.
Në relievet e larta malore të vendit, në orët e nxehta të ditës reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara (kryesisht në formën e pikave), ndërsa në mënyrë tepër të izoluar këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: