Parashikimi i motit 8 Prill 2025/ I kthjellët, por i ftohtë, si priten të jenë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale, duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë.

Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore, duke ri-kthyer motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.


Shtuar 8.04.2025 07:26