Parashikimi i motit 8 Korrik 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet dobësim i valës së nxehtë Afrikane, duke sjellë mot të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin.

Në zonat veriore do të ketë grumbullim të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Do të rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër, në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar përkatësisht në qytetin e Ersekës, deri në 38°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë , duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.


Shtuar 8.07.2025 07:27