Parashikimi i motit 8 Janar 2025, reshje shiu dhe dëbore

Ditën e sotme në vendin tonë, zhvillimi i vranësirave do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin, duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella në lartësinë mbi 900 metra.

Më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat Veriore-Veriperëndimore ku priten edhe rrebeshe, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin pakësim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar, duke rikthyer intervalet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore, deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 8.01.2025 07:32