Parashikimi i motit 7 Tetor 2025/ Kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e të dendura

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës dhe relievet kodrinore – malore të territorit.

Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje, do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme lokale dhe të dobëta prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim, me shpejtësi mesatare 14 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.


Shtuar 7.10.2025 07:46