Parashikimi i motit 7 Qershor 2024, temperatura deri në 36 gradë celsius

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojë prezenca e vranësirave mesatare të larta transparente e kalimtare, të cilat do të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor, kryesisht në orët e pasdites e lugina era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 32°C

në zonat e ulëta 15 deri 36°C

në zonat bregdetare 17 deri 34°C