Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas-here do të sjellin dhe reshje shiu më intensitet të ulët deri mesatar.
Në orët e pasdites dhe në vijim, do të ketë një shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit dhe në veri lindje të vendit do të jenë në formë rrebeshi.
Të lidhura
None found
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor.
