Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.
Ndërkohë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, përvec kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit, deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.