Parashikimi i motit 31 Maj 2024, temperatura deri në 30 gradë

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në veri-verilindje, do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i  forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 11 deri 27°C

në zonat e ulëta 12 deri 31°C

në zonat bregdetare 16 deri 30°C


Shtuar 31.05.2024 07:27