Parashikimi i motit 30 Janar 2025/ Reshje shiu dhe dëbore, rikthehen ngricat në veri

Vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore dhe Qëndrore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin dobësim gradual të intensitetin të reshjeve në të gjithë territorin e vendit, por do të rikthehen sërisht ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë nga tenperaturat e ulëta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior-Verilindor.

Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë


Shtuar 30.01.2025 07:47