Parashikimi i motit 30 Janar 2024, kthjellime dhe vranësira të pakta

Moti në vendin tonë, do të sjellë qarkullim të masave ajrore më origjinë kontinentale, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të jenë dominante në të gjithë territorin, por më të fokusuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, duke sjellë probleme me ngricat e theksuara në akset rrugore pasi temperaturat mbeten disa gradë nën zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Shtuar 30.01.2024 07:37