Ditën e sotme vendi ynë, në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore dhe qëndrore.
Pjesa e dytë e dites do vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore, duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi Verior.
Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.