Parashikimi i motit 3 Mars 2024, vranësira dhe kthjellime

Moti në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit Shqiptar, do të mbeten sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, duke gjeneruar herë pas-here pika shiu që do të paraqiten zonat  qëndrore.

Orët e pasdites, do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të motit, por gjatë natës sërisht pritet zhvillim i vranësirave duek sjellë sërish reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke sjellën ë brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 3.03.2024 07:38