Parashikimi i motit 29 Shkurt 2024, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Moti në orët e paradites, do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave, duke rrezikuar shira në të gjithë vendin por më të dukshme shirat do të jenë në Jug dhe Juglindje, ku priten rrebeshe afat-shkurtra shiu me shkarkesa elektrike.

Kjo paqëndrueshmeri atmosferike, do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet në Elbasan.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.


Shtuar 29.02.2024 07:32