Orët e para të në vendi tonë, mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore, ndërsa pritet një tjetër valë të të nxehtit.
Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët.
Megjithatë, ndryshe nga sa kaluam në javët e para të Korrikut, kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjatë vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta.
Në këtë mënyrë vetëm për ditën e Hënë dhe atë të Martë, (duke mos përjashtuar këtu ditën e Premte) pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 gradë celcius, ndërsa më pas për ditët e tjera temperaturat mbeten në vlera të larta, por janë vlera që përfshihen në mesataren klimatike mujore për vendin tonë.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, për të gjitha ditët dhe orë të plota me diell.
Për të gjithë pushuesit pranë bregdetit (dhe jo vetëm) problematike për ditën e Hënë dhe atë të Martë, do të jetë era e cila do të fryjë relativisht intensive (dhe lokalisht intensive), me drejtim nga kudrati i veriut dhe shpejtësi mesatare deri në 8-10 m/s.
Megjithatë, nga dita e Mërkurë dhe më pas intesiteti i erës bie me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor përsëri nga kuadrati i veriut.