Parashikimi i motit 29 Janar 2025, reshje shiu dhe dëbore

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore, do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu.

Ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku reshjet do të mbeten prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore, deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.


Shtuar 29.01.2025 07:37