Ditën e sotme, si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku në zonat Veriore dhe Verilindore, do të gjenerojnë rrebeshe shiu.
Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu, edhe gjatë natës reshjet do të mbeten dominante në territor.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët në Verilindje të territorit, deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.