Ditën e sotme në vendin tonë, masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore, do të diktojnë në mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore -Juglindore, megjithatë nuk priten reshje.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat makismale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 28°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2-3 ballë