Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante më të theksuara në zonat veriore dhe ato qendrore, ndërsa pjesa më e madhe e jugut do të jetë i kthjellët.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të dukshëm të vranësirave, duke i zhvendosur ato vetëm në zonat malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C, deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehte, por herë pas here deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.