Parashikimi i motit 27 Janar 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit mbi vendin tonë të periferisë së një qendre anticiklonare. Megjithatë, qarkullimi anticiklonar gradualisht do të zhvendoset me atë ciklonar, për shkak të depërtimit mbi Evropë dhe si rrjedhojë edhe mbi vendin tonë, të një qendre të thellë të presionit të ulët.

Në këtë mënyrë për ditën e sotme, moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.


Shtuar 27.01.2025 07:33