Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore, disi më të ngrohta me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar, mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë.
Orët e pasdites, do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior, duke rrezikuar flokë dëbore në Alpet e Veriut.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike, të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.